Blake Lively shënon fitore të re ligjore kundër Justin Baldonit
Blake Lively korri një fitore të rëndësishme ligjore këtë javë kur një padi për shpifje e ngritur kundër saj nga një strateg dixhital i lidhur me Justin Baldonin u rrëzua nga gjykata.
Aktorja 38-vjeçare ishte përmendur në një padi të ngritur në Teksas shkurtin e kaluar nga firma e marrëdhënieve me publikun Street Relations Inc. dhe pronari i saj, Jed Wallace, transmeton Indeksonline.
Ylli i “Gossip Girl” kishte përmendur Wallace-in dhe kompaninë e tij në padinë e saj ligjore të ngritur dhjetorin e kaluar kundër Baldonit në lidhje me prodhimin dhe promovimin e “It Ends with Us” .
Një burim pranë Baldonit i tha “Daily Mail” për vendimin e së mërkurës: “Të dy çështjet e ndara u rrëzuan për shkak të juridiksionit”.
“Me këtë vendim, të gjitha paditë të ngritura kundër Blake Lively nga Justin Baldoni , Wayfarer Studios dhe ekipet e tyre të komunikimit në kriza dhe ato dixhitale janë rrëzuar”, tha përfaqësuesi i Lively për TMZ./Indeksonline/



