“Bashkë të pathyeshëm”, FFK-ja me një video emocionuese para ndeshjeve të nëntorit
Kombëtarja e Kosovës luan dy ndeshje historike gjatë muajit nëntor, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në rrjetet sociale, FFK-ja ka publikuar një video emocionuese, me mbishkrimin: Bashkë të pathyeshëm!
Kosova të shtunën fillimisht luan ndaj Sllovenisë dhe më pas të martën në “Fadil Vokrri” e pret Zvicrën.
Në rast të fitoreve në këto dy ndeshje, sigurohet play-offi, por gjasa ka edhe vendi i parë./Indeksonline/

