75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / F.R

Krah për krah Melonit, Rama pritet me ceremoni në Romë, nis takimi mes tyre

Në Romë për herë të parë zhvillohet mbledhja e parë mes Qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, ku është pritur nga vetë kryeministrja Giorgia Meloni.

Seanca plenare e mbledhjes së dy qeverive pritet të nisë për pak ku nga kabineti qeverisës “Rama” katër marrin pjesë 11 ministra. Në orën 14:00 parashikohet shkëmbimi i marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit .

Gazetari Top Channel-it, e ka parë draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me bashkëpunimi strategjik Itali-Shqipëri në fusha të shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Për të vijuar te siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.

Bashkëpunimi në mbrojtjen civile, parashikon disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si edhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;

Ndërsa shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G shihet një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve.