Ulutash mirënjohës ndaj Holandës për kontributin që jep në KFOR
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Holandës, Desiree Bonis, në shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City”, në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata kanë biseduar për situatën në Kosovë.
“Takimi i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Komandanti i KFOR-it shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për kontributet e palëkundura dhe të vlefshme të Holandës në KFOR

