Taksisti humb kontrollin dhe përfundon në një market në Prishtinë, autoambulanca në vendngjarje
Një aksident i pazakontë ka ndodhur sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një automjet i një kompanie taksi, ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një marketi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë autoambulanca dhe njësitet policore, ndërsa ende nuk dihet saktësisht numri i të lënduarve, transmeton IndeksOnline.
Incidenti ka shkaktuar panik te klientët dhe kalimtarët, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast./IndeksOnline/

