75 Mall Live Search
08:07 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / G T

Broja i mërzitur, Hysaj kapiten i vërtetë – kjo situatë e çuditshme ndodhi mbrëmë pas fitores ndaj Andorrës

Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë shënoi fitore minimale 0:1 ndaj Andorrës, duke siguruar play-offin për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Pas ndeshjes, një moment i çuditshëm ndodhi – ku protagonist ishte Armando Broja, shkruan Indeksonline

Broja refuzoi të shkonte te tifozët “kuqezi” për të festuar këtë fitore historike.

Kjo kishte të bënte me paraqitjen e tij jo të mirë në pjesën e parë ndaj Andorrës. Madje futbollisti mori edhe disa vërshëllime nga tifozët në momentin e zëvendësimit.

Pikërisht kjo ishte arsyeja pse Broja qëndroi i mërzitur te stoli, derisa lojtarët e tjerë po festonin.

Elseid Hysaj edhe pse pa shirtin e kapitenit, shkoi në zhveshtore dhe mori Brojën, bashkëlojtarin e tij – duke i thënë se ky sukses është i të gjithëve.

Kujtojmë se Shqipëria të dielën luan ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese ndaj Anglisë në “Air Albania” dhe më pas do ta mësojë kundërshtarin e play-offit./Indeksonline/