Rekord i Mbappe-së, mbrëmë shënoi golin e 400-të në karrierë
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e “gjelave” 4:0 ndaj Ukrainës në kualifikime për Kupën e Botës 2026.
Mbappe me këto dy gola shkon në shifrën e 400 shënimeve në karrierë, në moshën 26-vjeçe, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Mbappe foli për këtë rekord – duke përmendur edhe shifrat e Ronaldos dhe Messit.
“Dikush i ka 950 gola, e dikush 900. Njerëz, më duhej të shënoja 400 për të më parë pak edhe mua. Sigurisht që është shifër simbolike dhe duhet të vazhdoj kështu”, u shpreh sulmuesi francez
Kujtojmë se Franca e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pasi në pesë ndeshje siguroi 13 pikë në pozitën e parë në Grupin D./Indeksonline/
Mbappe: “400 GOALS ⚽️? One player is at 950 and the other at 900… Dude, I need to score 400 just so they notice me a bit! 😁
— Real Madrid Info ³⁶ (@RMadridInfo) November 13, 2025
It’s still super and symbolic and to continue this way.”
pic.twitter.com/4NPdJanduI

