Arrestohet një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, me kërkesë të Interpolit në Shkup
Një shtetas i Kosovës, S.O. 66-vjeç, është arrestuar në hyrje të Malit të Zi në pikëkalimin kufitar Bozhaj që lidh Tiranën e Podgoricën.
Sipas raportimeve të mediave në Podgoricë, ai është arrestuar me urdhër të zyrës së Interpolit në Shkup si i dyshuar për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash.
“Dje, në pikën kufitare Bozhaj, oficerët e qendrës rajonale të policisë kufitare ‘Qendra’, stacioni i policisë kufitare – Podgoricë, kontrolluan një person S.O. (66-vjeç) nga Kosova në hyrje të Malit të Zi. U përcaktua se ndaj këtij personi është lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar i Interpolit i lëshuar nga zyra e policisë kufitare e Interpolit – Shkup për shkak të pranisë së tij në procedurën penale që po zhvillohet kundër tij me dyshimin për kryerjen e veprës penale të asociimit kriminal për mashtrim tatimor, shmangie tatimore dhe pastrim parash”, citon “Vijesti” deklaratën e policisë.
Policia shtoi se vepra penale për të cilën dyshohet S.O. mbart një dënim me burgim deri në 10 vjet.
“Ai u privua nga liria dhe u dërgua te gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë për juridiksion të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë./Indeksonline/

