75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / F.R

Ushtarët moldavë të KFOR-it patrulluan në Gjakovë

Ushtarët moldavë të Komandës Rajonale (RC-W) të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO realizuan një patrullim në komunën e Gjakovës.

Në postimin e KFOR në Facebook thuhet se aktivitetet e tilla rrisin sigurinë dhe dëshmojnë angazhimin e KFOR për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë.

“Aktivitete të tilla, të zhvilluara në mënyrë të rregullt, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.