75 Mall Live Search
22:45 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / F.R

Rikthehet Melinda dhe të gjithë po aludojnë për kë e ka diss-in

Melinda Ademi, ka bërë rikthimin e saj në skenën muzikore. Pas një periudhe pritjeje nga fansat, ajo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “40 BARS“.

Kënga, e cila është publikuar sot në kanalin zyrtar të artistes, ka tërhequr menjëherë vëmendje.

Ajo që po komentohet më së shumti në rrjet është teksti i këngës. Menjëherë pas lansimit, kanë nisur aludimet dhe zërat se “40 BARS” është një ‘diss’ i drejtpërdrejtë.

Vargjet e mprehta kanë bërë që publiku të dyshojë se kujt ia ka kushtuar reperja këto “thumba”.

Sipas krediteve të publikuara, kënga është prodhuar nga Aspekt (RedBoxEnt). Teksti i pjesës së parë është shkruar nga Melinda Ademi dhe BimBima, ndërsa pjesa e dytë është shkruar tërësisht nga vetë Melinda.