Ra në kontakt me rrymën, humb jetën një person në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një mashkull kosovar ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas raportit zyrtar, viktima ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Për pasojë, ai ka pësuar lëndime fatale dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“HETIM MBI VDEKJEN
Fsh. Mirash, Ferizaj 14.11.2025 – 12:42. Është raportuar se viktimamashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

