Gati për Slloveninë, “Dardanët” bëjnë stërvitjen e fundit para përballjes historike
Përfaqësuesja e Kosovës ka kryer stëvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Të udhëhequr nga Franco Foda, ”Dardanët” zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore paraditen e sotme në atmosferë pozitive dhe fokus maksimal, shkruan IndeksOnline.
”Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, të motivuar dhe me energji të plotë për sfidën e mbrëmjes kundër Sllovenisë.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis nga ora 20:45, derisa ”Dardanëve” i mjafton një pikë të sigurojë play-ofin në kualifikimet e Kupës së Botës./IndeksOnline/

