Tragjedia në Brooklyn: Nuk ka të akuzuar për vdekjen e Burim Havollit
Policia e New York-ut ka bërë të ditur se nuk do të ngrihen akuza për vdekjen e Burim Havollit, 41-vjeçarit nga Podujeva, i cili vdiq më 12 nëntor në Brooklyn.
Havolli, sipas CBS News, u gjet i lënduar në kokë, pasi u raportua se kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.
Autopsia e Burim Havollit zbuloi se ai vdiq si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë në përfundim që nuk ka pasur elemente penale.
Një person me interes është marrë në pyetje në lidhje me vdekjen e Havollit, por ai person u lirua nga paraburgimi dhe nuk do të akuzohet, tha policia.
Havolli do të varroset nesër në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në ora 15:00

