Nuk zmbrapset Netflix-i, s’heq dorë nga marrja e të drejtave për transmetimin e Champions-it
Gjiganti kinematografik, Netflix, nuk po heq dorë nga futbolli.
Kompania e jashtëzakonshme ka kohë që ka bërë publike dëshirën për të marrë të drejtat e transmetimit të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Një gjë e tillë, përveç se do të arkëtonte para të mëdha për kompaninë, njëherazi edhe do të ndryshonte eksperiencën e të shikuarit futboll.
Sipas “The Times”, Netflix-i janë ende të vendosur për ofertën për Champions.
Nga ana tjetër, UEFA shpreson të fitojë mbi 4 miliardë paund në vit, nga të drejtat televizive për ndeshjet.

