Ferizaj: Policia gjobit shoferin që tejkaloi dyfishin e shpejtësisë së lejuar
Policët në Ferizaj, dje rreth orës 19:40, në fshatin Prelez i Jerlive, kanë ndaluar shoferin M.S. (37 vjeç), i cili, duke drejtuar veturën VW Golf me targa vendore.
Vozitësi ishte duke lëvizur me shpejtësi 124 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, bën të ditur policia.
“Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 3 muaj, pasi ai posedonte patentë shofer të huaj” thuhet në njoftimin e policisë.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
“Policia do të intensifikojë kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat:
192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftim.

