75 Mall Live Search
15:08 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / L A

Asllani në radar të gjigantit italian

Fisnik Asllani është i destinuar të arrijë majat e futbollit.

23-vjeçari, shpeshherë ka qenë vendimtar për Hoffenheimin dhe po ashtu për Kosovën, ku e tregoi këtë edhe mbrëmë ndaj Sllovenisë.

Pas interesimeve nga gjigantë si Bayerni dhe Barcelona, për të ka ardhur një interesim nga Italia.

Sipas “Calciomercato”, është Roma ajo e cila ka vendosur në shënjestër sulmuesin kosovar, me “Giallorosët” që e shohin atë si një yll të së ardhmes.

Asllani, këtë sezon për Hoffenheimin ka shënuar 6 gola në 22 paraqitje./IndeksOnline/