Lideri i mesfushës, Rexhbeçaj: Luftuam deri në fund me zemër…!
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë shënoi fitore 0:2 ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke siguruar play-offin.
Elvis Rexhbeçaj përmes rrjeteve sociale tregon se këtë sukses historik e arritën duke luftuar deri në fund, shkruan Indeksonline
“Luftuam deri në fund, me punë, besim dhe zemër plotë. Jemi në play-off. Kosovë, dashuri, krenar me këtë ekip”, ka shkruar mesfushori që luan në Bundesliga të Gjermanisë.
Kujtojmë që Kosova pas tri ditësh luan ndaj Zvicrës, ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues. Edhe pse shumë e vështirë, por në rast se fiton 6:0 e siguron kualifikimin tutje nga vendi i parë./Indeksonline/

