75 Mall Live Search
14:41 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / Z S

Lajme të mira për Armando Brojën, ja sa do të mungojë

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja do të jetë jashtë fushës së gjelbërt për së paku dy javë.

Kjo pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen e djeshme që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi përballë Anglisë në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Botëror 2026.

Siç raporton telesport nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz në kavilje por bëhet fjalë për ndrydhje të gradës 1.

Mësohet se rikuperimi do të zgjasë nga 14-16 ditë./Indeksonline/