Befasi: Ky është trajneri me pagën më të ulët në Serie A
Gennaro Gattuso raportohet të jetë trajneri me pagën më të ulët në Serie A.
Ish-mesfushori ishte në krye të ekipit të të rinjve, por ai zëvendësoi Vincenzo Montellan, transmeton IndeksOnline.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, italiani pranoi të bëhej trajner i Milanit me kushtet e njëjta sikur te ekipi i të rinjve.
Gattuso fiton rreth 120 mijë euro për sezon, 180 mijë më pak se trajneri i Veronas, Fabio Pecchia 250 mijë.
Më i paguari në Serie A është Massimilano Allegri, ku raportohet të ketë pagë rreth 7 milionë euro në sezon, i dyti është trajneri i Interit, Luciano Spalleti për 4 milionë euro./IndeksOnline/