21:58 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gattuso ka bërë gafën e vitit në Serie A

Milani barazoi 1-1 në Olimpico si mysafir i Lazios në ndeshjen e xhiros së 13-të të Serie A.

Lacialët barazuan rezultatin në minutën e pestë shtesë kur ndeshja ishte drejtë fundit, shkruan Indeksonline.

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso nuk i shfrytëzoi tri zëvendësime që i kishte në dispozicion për të humbur kohë në minutat shtesë.

Ky veprim i kushtoi trajnerit duke i humbur dy pikë dhe vendin e katërt në tabelën e Serie A. /IndeksOnline/