75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Leonardo i dhuron Gatusos “plakun” e Serie A

Pasi nuk arriti të marrë shërbimet e Zlatan Ibrahimoviç për 6 muajt e ardhshëm, Leonardo ka kthyer sytë nga kampionati italian, për të gjetur sulmuesin që i ka premtuar Gattusos, t’ia vërë në dispozicion që nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për sulmuesin 35-vjeçar të Sampdorias, Fabio Quagliarela, i cili po përjeton një rini të dytë, duke qenë gjithmonë e më vendimtar me skuadrën e drejtuar nga Giampaolo, me të cilën ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Leonardo ka telefonuar menaxherin e lojtarit, Beppe Bozzo, të cilit i ka ofruar një kontratë 6 muaj, plus opsionin për një vit tjetër, ndërsa nga ana e tij, futbollisti këmbëngul se do të ndërronte ambient vetëm nëse do t’i ofrohej një kontratë deri në qershor të vitit 2020.

Gjithsesi në këtë pikë drejtuesit e klubit të Milanit duken të gatshëm të negociojnë, pasi e dinë mirë se më Quagliarelën, përveçse i japin një alternativë të vlefshme për këtë sezon Gattusos, sigurojnë edhe një lojtar që mund të rrijë në stol sezonin e ardhshëm, pa bërë polemika.

Sa i përket Sampdorias, Leonardo ka menduar ta bindë të heqë dorë nga Quagliarela, duke i ofruar huazimin e një apo dy lojtarëve të Milanit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ndërsa emrat nuk bëhen ende të ditur. Vlen të theksohet se sa u përket shifrave të golave dhe asisteve të këtij sezoni, Quagliarela renditet i dyti pas Cristiano Ronaldos.