Ngjarjet e datës, 18 nëntor
Mbahet takimi i dytë TPM të CoVE STEM Europe, në universiteti publik “Kadri Zeka” në Gjilan. (universiteti publik “Kadri Zeka”, ora 09:15)
Dogana e Kosovës mban aktivitetin informues dhe demonstrues për përdorimin e platformës OpenData. (Dogana e Kosovës, ora 09:30)
Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të zyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Agjendës për Barazi Gjinore të Kosovës (ABGJ), organizon konferencën ndërrajonale “30 vjet pas Pekinit – rruga përpara”. (hoteli “Emerald”, ora 10:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me KIESA, organizon Kosova-Japan Business Forum, një ngjarje dyditore, që synon të fuqizojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes kompanive kosovare dhe japoneze. (hoteli “Swiss Diamond”, ora 10:00)

