75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / b l

Dita e dytë e dëshmisë, interesim i madh për të ndjekur seancën e gjeneralit amerikan

Sot është dita e dytë e dëshmisë së gjeneralit amerikan Wesley Clark, ish-komandantit suprem të NATO-s në Dhomat e Specializuara.

Në paraqitjen e tij si dëshmitar i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Clark, riktheu edhe njëherë rethanat që çuan në ndërhyrjen e NATO-s, funksionimin e UÇK-së dhe rolin e figurave drejtuese gjatë luftës.

Seancën nga afër po e ndjekin edhe mërgimtarë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së në Regensburg të Gjermanisë, Shqiptar Gubetini së bashku me disa miq të tij është parë duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, pak kohë parë se të niste dëshminë e tij gjenerali amerikan.