Babai i mori vajzat e mitura nga ish-bashkëshortja, i rrahu pasi që nuk deshën ta kalonin natën tek ai
Një burrë nga Prishtina ka rrahur dy vajzat e tij të mitura, të cilat i kishte marrë nga ish-bashkëshortja. Vajzat kanë raportur në polici se u rrahen nga babai i tyre, pasi që ato nuk kishin dashur ta kalonin natën tek i dyshuari, i cili më pas i kishte sulmuar fizikisht.
Lidhur me rastin është informuar dhe Qendra për Punë Sociale. Ndërsa nuk dihet vendodhja e të dyshuarit.
“Prishtinë 21.09.2025. Është raportuar se me datën e cekur, ish-bashkëshorti ka marrë dy vajzat e mitura për vizitë dhe meqë vajzat nuk kanë dashur të kalonin natën tek i dyshuari, dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin, është informuar edhe QPS-ja, ndërsa nuk dihet për vendndodhjen e të dyshuarit. Është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

