Qeveria sot merr vendim për ndarjen e mjeteve financiare për 10 vjetorin e Pavarësisë
Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e saj të radhës, duke filluar nga ora 15:00.
Në mbledhjen e 29 të kësaj Qeverie pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me ndarjen këtyre mjeteve financiare pritet të mbulohet edhe ardhja e këngëtarës së famshme Rita Ora në Kosovë dhe organizimi i koncertit.
Përveç kësaj, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Më poshtë gjeni edhe pikat tjera të rendit të ditës: