Gruaja donte të notonte në bikine, sheiku i blen asaj një ishull privat për 50 milionë dollarë
Influencuesja Soudi Al Nadak është gruaja e milionerit Jamal , i cili nuk pyet se sa kushton diçka për t’i dhënë gruas së tij gjithçka që ajo dëshiron.
Ajo u mburr në rrjetet sociale se donte të notonte me bikini, kështu që burri i saj i dashur i bleu menjëherë një ishull prej 50 milionë dollarësh në mënyrë që të ndihej e sigurt ndërsa mbante bikini.
Soudi është një influencuese e famshme nga Dubai, e ndjekur nga 459 mijë njerëz në Instagram dhe 1.3 milion njerëz në TikTok.
Videot e saj kanë më shumë se 400 milionë shikime, dhe në një intervistë me Hindustan Times ajo zbuloi se e konsideron veten një “shtëpiake me kohë të plotë”. Thuhet se ajo u takua me bashkëshortin e saj ndërsa të dy po studionin në Dubai. Ata janë të martuar për më shumë se tre vjet dhe së fundmi kanë pasur një fëmijë, një djalë, Theyab Jamal ./Indeksonline/
@soudiofarabia Just out here living my best life ✌🏼 #fyp #bae #relationship #dubai #trending #foryoupage #emirati ♬ Skenny beatz – لونگ 🍁

