75 Mall Live Search
20:09 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / B XH

Rama i reagon Muratit: Kosova shumë shpejt do ta ketë kryeministrin e saj, Lumir Abdixhikun

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave Hekuran Muratit.

Ai deklaroi se Prishtina e ka kryetarin, LDK e ka kryetarin, dhe se sipas tij Kosova do ta ketë shumë shpejt edhe kryeministrin e saj, Lumir Abdixhikun.

“Sa herë përpiqeni të krijoni përçarje mes nesh, thjesht e bëni më të qartë dallimin në kulturë politike. Ne ju shohim, ju lexojmë, por nuk biem në nivelin tuaj. Thjesht vazhdojmë punën dhe fitojmë. Siç e fituam Kryeqytet dy herë. Ne e kemi besimin e qytetarëve”, tha Rama.

“Ajo që keni ju është një kallëzim penal dhe një lëndë në Kushtetuese për një bllokim të pajustifikueshëm të Kryeqytetit për të cilin keni me jep përgjegjësi, sot apo nesër!”.