75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / P M

Një polic goditet nga vetura në Banjë të Pejës, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Banjë të Pejës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se një zyrtar policor është goditur në kryerje të detyrës nga një veturë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Polici i lënduar (emër i njohur për redaksinë)  është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Pejës.

 IndeksOnline do t’iu mbaj të informuar për rastin…