Robertson pas kualifikimit në Botëror me Skocinë: Nuk mund ta hiqja Jotan nga mendja
Ylli i Liverpoolit, Andy Robertson ka arritur një nga sukseset e tij më të mëdha në karrierë.
“Robbo”, së bashku me Skocinë e tij arritën të kualifikohen në Kampionatin Botëror 2026 pas një kohe të gjatë mungese për ta.
Në intervistën pas fitores 4-2 ndaj Danimarkës, Robertson u shpreh i lumtur për këtë fitore, ku dhe kujtoi bashkëlojtarin e tij të ndjerë, Diogo Jota.
“Sot kam qenë në siklet. E di moshën që kam, kjo mund të jetë mosha ime.” Dua të shkoj në Kupën e Botës”, tha Robertson për shtypin. Nuk munda ta hiqja nga mendja shokun tim Diogo Jota sot. Folëm kaq shumë së bashku për Kupën e Botës. Ai humbi ndeshjen në Katar për shkak të një dëmtimi, unë humba sepse Skocia nuk shkoi kurrë. Gjithmonë diskutonim se si do të ishte të shkoja në këtë Kupë Bote. E di që ai do të jetë diku duke më buzëqeshur sonte. Thjesht nuk munda ta hiqja nga mendja gjithë ditën”, u shpreh Robertson.
Skocia siguroi biletën direkte në Botëror, pasi e mbylli në krye të tabelës në grupin C, me 13 pikë./IndeksOnline/

