75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / KV

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë është raportuar të martën paradite në Ferizaj, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për të zbardhur rrethanat e vdekjes./IndeksOnline/