75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / P M

Hekuran Murati me sugjerime për Përparim Grudën

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati i ka reaguar deputetit të PDK-së, Përparim Grdua duke i thënë se le ta lexojë emërtimin e nenit 31: “Kufizimet e Qeverisë në dorëheqje”.

“Përparim Guda bën mirë ta lexojë edhe emërtimin e Nenit 31: “Kufizimet e Qeverisë në dorëheqje”. Pra komplet neni flet për kufizime, e ku natyrshëm mund të ketë edhe përjashtime.  Pra kur paragrafi 5 flet për kufizimet, nuk thotë “kufizimet e përcaktuara në paragrafin 1” ashtu siç po dëshiron ta interpretojë Përparimi, por thotë “kufizimet e përcaktuara me këtë nen”, pra përfshirë edhe paragrafin 2, paragrafin 3, dhe paragrafin 4 të nenit 31”, ka shkruar Murati.