75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / G T

Dy golat më të mirë të fazës kualifikuese u shënuan mbrëmë, në ndeshjen Skoci – Danimarkë

Kombëtarja e Skocisë mbrëmë shënoi fitore 4:2 ndaj Danimarkës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Dy gola në këtë ndeshje, padyshim mund t’i zgjedhim si më të mirat e fazës kualifikuese, shkruan Indeksonline

Ishte mesfushori i Napolit, Scott McTominay që shënoi me rovershatë në minutën e 3’të.

Më pas një eurogol tjetër e shënoi McLean në minutat e fundit.

Ai shënoi nga distanca për rezultatin përfundimtar 4:2.

Kujtojmë që me këtë fitore, Skocia siguroi kualifikimin në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/