75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / G T

Verë e kuqe, cigare / Futbollistët e Zvicrës festojnë deri në orët e mëngjesit në Kosovë

Kombëtarja e Zvicrës mbrëmë siguroi kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi “helvetik” qëndroi në një prej hoteleve në Prishtinë dhe festuan deri në orët e para të mëngjesit, shkruan Indeksonline

Blick.ch raporton se lojtarët festuan deri në vonë. Madje, thuhet se trajneri Murat Yakin qëndroi me stafin e tij duke konsumuar alkool.

“Verë e kuqe dhe puro”, kështu shkruan Blick

Para një ore, Zvicra u nis për në vendlindje – me Granit Xhakën, Andi Zeqirin dhe Ardian Bajramin./Indeksonline/