Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet motoçiklistin
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë në lagjen Pejton
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, një veturë ka goditur një motoçikilist. Në vendin e ngjarjes është parë edhe vetura e Autoambulancës.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informata lidhur me rastin në fjalë.
Pamjet:

