75 Mall Live Search
18:56 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / Z S

Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçare në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në bunar

Një e moshuar, 71-vjeçare, është gjetur pa shenja jete në Sarandë.

E njëjta dyshohet se ka rënë aksidentalisht në bunarin që ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M.B. 71 vjeçe”.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/