75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / MSH1

Dogana gjen mall të padeklaruar në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve rutinë në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm, transmeton IndeksOnline.

Nga Dogana pohojnë se mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore.

May be an image of wingtip shoes, leather, boots and tool bag

Ndërkaq, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

“Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se çdo mall që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet, dhe mos-deklarimi i tij paraqet shkelje ligjore që sanksionohet sipas rregullave doganore” thuhet në njoftimin e Doganës.

No photo description available.