Gruaja e Valon Behramit pëson një lëndim të rëndë, rrëzohet gjatë stërvitjeve në Amerikën e Veriut
Lara Gut-Behrami, skiatorja më e famshme në botë ka pësuar një lëndim të rëndë.
Siç raporton “Blick”, gruaja e Valon Behramit u rrëzua gjatë stërvitjes në Amerikën e Veriut, shkruan Indeksonline
34-vjeçarja u rrëzua në “Copper Mountain” dhe dyshohet se ka pësuar një tronditje. Gjithashtu ka këputur ligamentin e gjurit dhe dëmtim të meniskusit.

Ajo pritet që sot të rikthehet në Zvicër, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtjeshme mjekësore.
Nëse konstatohet ndonjë lëndim i rëndë, me shumë gjasa Lara Gut-Behrami do t’i jap fund karrierës.
Skiatorja e famshme me shumë medalje të arta, kishte theksuar se pas këtij dimri do t’i varte skitë, dhe në rast të lëndimit s’pritet asgjë tjetër, përpos pënsionimit!.//Indeksonline//

