75 Mall Live Search
09:01 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / Gj Sh

Nuk ka asgjë serioze për Amir Rrahmanin

Amir Rrahmani braktisi para kohen ndeshjen e mbrëmshe mes Napolit dhe Atalantas.

Kapiteni i Kosovës u shfaq me lot derisa po largohej në minutën e 63-të, ku të gjithë menduan për një lëndim të ri të mundshëm, shkruan IndeksOnline.

Por duket se situata nuk është serioze pasi Rrahmani nuk ka pësuar lëndim të ri.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, mbojtësi kosovat doli nga loja shkaku i ngarkesës së ndeshjeve pas rikthimit nga lëndimi.

Kujtojmë që Rrahmani mungoi në dy muajt e fundit, pas një lëndimi që pësoi në shtator, në ndeshjen Zvicër – Kosovë./IndeksOnline/