Konfiskohet një pistoletë me 72 fishekë në Rugovë të Pejës, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Rugovë të Pejës, pasi te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë dhe 72 copë fishekë.
Siç ka informuar Policia përmes raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditën e djeshme.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”.

