Verstappen fitues i garës së Las Vegasit në Formula 1
Garuesi i Red Bullit, Max Verstappen ka fituar garën e radhës në Formula 1.
Në Las Vegas, holandezi la pas Lando Norris të McLaren dhe George Russell të Mercedesit.
Verstappen, me këtë fitore mban gjallë shpresat për të mbrojtur titullin e kampionit botëror, pasi që rrezikohet nga dyshja e McLaren, Norris-Piastri.
Gara e radhës në Formula 1 do të mbahet në Katar, të dielën e ardhshme./IndeksOnline/

