75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / BA

Arrestohet në Kllokot një i dyshuar për dhunë në familje dhe tentimvrasje

Në Kllokot është arrestuar një person pasi dyshohet për dhunë në familje dhe vrasje në tentativë.

Pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE & VRASJE NË TENTATIVË- Kllokot / 22.11.2025 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje verbale e kishte goditë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.