75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / AR

Drama, shkëlqim e mister, Kiara Tito paralajmëron diçka të madhe për sonte

Influencuesja dhe moderatorja e njohur Kiara Tito ka publikuar një postim të ri në Instagram, ku njofton episodin e ri të “Portokalli”.

Në postim, Kiara ka ndarë foto artistike ku shihet e veshur me një fustan elegant, ndërsa pozon në një ambient modern me ngjyra, shkruan Indeksonline.

Veshja me detaje shkëlqyese e bën postimin tërheqës për ndjekësit e saj.

“Sonte, ora 21:00 @portokallitch 🍊”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e postimit.

Postimi mori mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente brenda minutave të para, ndërsa fansat e saj kanë reaguar me shumë entuziazëm për paraqitjen e saj plot stil./Indeksonline/