75 Mall Live Search
07:31 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / Z S

LDK sot nominon kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë e ka konfirmuar në thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së saj që do të nisë nga ora 15:00.

Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër.

Për zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, LDK-ja kishte Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër.