Flick vlerëson impaktin e stadiumit të ri të Barçës
Barcelona u rikthye në stadiumin e tyre ikonik “Camp Nou” këtë fundjavë.
Në ndeshjen e tyre të parë që nga viti 2023, ata shkatërruan Athletic Bilbaon, me rezultat të thellë 4-0.
Trajneri i Barçës, Hansi Flick analizoi ndeshjen kundër Athletic Bilbaos duke mos e fshehur kënaqësinë e fitores.
“Jam shumë i lumtur. Gjithçka shkoi mirë sepse e kontrolluam ndeshjen dhe shënuam golat në momentet e duhura. Ishte shumë e rëndësishme të mos pësonim gola, por gjëja më e rëndësishme është të fitonim ndeshje. Kjo është mënyra e të luajturit”, ka shpjeguar në fillim të fjalës së tij Flick.
Flick, po ashtu foli edhe për rikthimin në “Camp Nou” dhe tifozerinë, e cila e mbështeti vazhdimisht.
“Rikthimi në ‘Camp Nou’ ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe, për më tepër, fituam. Nuk ishte e lehtë, por gjithçka shkoi mirë dhe jemi shumë të lumtur. Jemi të lumtur që mbajtëm portën të paprekur, shënuam katër gola dhe morëm tre pikët”, përfundoi trajneri gjerman.
Barça, gjendet në pozitën e dytë në La Liga me 31 pikë, 1 më pak se lideri Real Madridi me 32 pikë./IndeksOnline/

