Maresca me lëvdata për Estevaon: Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Chelsean në të ardhmen
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Një ditë para ndeshjes me Barcelonën, italiani foli për gjëra të shumta mes tyre dhe për talentin e ri brazilian, Estevao të cilin e lavdëroi.
“Estevão do të jetë një lojtar i rëndësishëm për këtë klub në të ardhmen, pa dyshim”. “Gjëja më e rëndësishme është që ai duhet ta shijojë futbollin, të jetë i lumtur dhe të mos mendojë të jetë më i mirë se lojtarët e tjerë. Ai do të bëhet një lojtar i nivelit të lartë”, u shpreh Maresca.
Braziliani, erdhi këtë verë te Chelsea nga Palmeiras, ku numëron 16 paraqitje dhe shënoi 4 gola.
Ndeshja Chelsea-Barcelona, do të zhvillohet nesër në “Stamford Bridge”, në orën 21:00./IndeksOnline/

