75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / Z S

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës, kaq mjete mund të shpenzojnë subjektet politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë mbledhjes KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422./Indeksonline/