Skuadra e njohur kosovare mbetet pa trajner
Skuadra e njohur kosovare, KF Istogu ka mbetur pa trajner.
Kjo pasi që trajneri, Fisnik Gashi ka dhënë dorëheqje nga klubi pas rezultateve jo të mira.

“Presidenti i klubit, kryesia e klubit, stafi dhe lojtarët e falënderojnë trajnerin e deritanishëm z.Gashi, për punën dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit në klubin tonë. Gashi do ta ketë gjithmonë respektin nga ana e klubit , qytetarëve dhe tifozëve istogas. I dëshirojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme z.Fisnik Gashi”, shkruhet në njoftimin e KF Istogut në “Facebook”.
KF Istogu, gjendet në pozitën e 12-të në Ligën e Parë, ku ka gjithsej 18 pikë./IndeksOnline/

