75 Mall Live Search
14:55 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / Z S

Publikohet lista e studentëve që morën bursa nga Ministria e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka publikuar listën e studentëve që kanë përfituar bursë nga MASHT.

Sipas Nagavcit, 69 studentë të talentuar do të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre akademike jashtë vendit, duke u mbështetur me nga 7,000 euro secili për vitin akademik 2025/2026.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për studentët tanë që studiojnë në universitetet më të mira në botë

E lumtur të ndaj me ju lajmin e mirë se kemi publikuar vendimin për përfituesit e bursave të studimeve Master në Top 200 Universitetet më të mira në botë, sipas renditjes Times Higher Education 2025.

🎓 Këtë vit, 69 studentë të talentuar do të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre akademike jashtë vendit, duke u mbështetur me nga 7,000 euro secili për vitin akademik 2025/2026.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt fuqizimit të rinisë sonë dhe investimit në të ardhmen e vendit.

Si Ministri e Arsimit dhe si Qeveri, mbetemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë studentët tanë./Indeksonline/