75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / L A

Nuk humb kohë “Toki”, nis menjëherë punën me Prishtinën

Afrim Tovërlani është rikthyer në stolin e FC Prishtinës si trajner.

“Toki”, u kthye pas 11 vitesh te klubi bardhekaltër, pas shkarkimit të Arsim Thaqit dje.

Dhe “Toki”, disa orë pas prezantimit të tij nuk humbi kohë, ku filloi menjëherë stërvitjen e tij të parë si trajneri i ri.

Ndeshja e parë rikthyese e “Tokit” si trajner, do të jetë derbi lokal ndaj Prishtinës së Re, që zhvillohet të shtunën./IndeksOnline/