Raphinha: E pata të vështirë kohën e lëndimit
Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka deklaruar se ditët që i kaloi si i lënduar dhe jashtë fushës – ishin të vështira për të.
Në një konferencë për media, para ndeshjes me Chelsea-n, braziliani u shpreh se gjatë gjithë kohës e mendonte rikthimin e tij, shkruan IndeksOnline.
“Pata një kohë shumë të vështirë, ato ishin momente mjaft të vështira. Gjithmonë dua të jem në fushë duke ndihmuar ekipin dhe duke luajtur sa më shumë minuta të jetë e mundur.
Ka qenë e rëndë të jem jashtë… Më ka munguar Barça shumë më tepër sesa unë atyre… Më ka munguar kjo” u shpreh ai.
Megjithatë, ai është në dijeni se ende nuk është plotësisht në formën e tij më të mirë, për të luajtur 90 minuta të plota.
Fundja, Raphinha ka qenë jashtë fushës për pothuajse dy muaj, dhe lëndimi që pësoi, ende nuk i jep lirinë të luajë në 100 përqindëshin e tij.
Ai u shpreh tejet optimist për ndeshjen që zhvillohet sonte në “Stamford Bridge” më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/

